E ardhmja e Hojlund mbetet e paqartë

- Bota Sot

E ardhmja e Hojlund mbetet e paqartë

Rasmus Hojlund mund të largohet nga Manchester United, por klubi anglez nuk është i gatshëm ta lejojë të largohet në formë huazimi.

Për momentin, janë të hapur vetëm për një transferim të përhershëm.

Napoli ka menduar për Hojlund si përforcim në sulm, por nuk ka bërë hapa konkretë. Inter nuk ka treguar ndonjë nxitim për të, duke u fokusuar në lojtarë të tjerë si Jonathan David. Ndërkohë,

Juventus është klubi që ka treguar më shumë interes deri tani, por gjithçka është ende në faza fillestare.

Manchester United këmbëngul për një shitje të drejtpërdrejtë, prandaj transferimi në Serie A mbetet i vështirë për momentin.



Read it all at Bota Sot