Shqipëria barazoi 1-1 me Letoninë në Riga, duke komplikuar në maksimum objektivin Botëror.
Mbrojtësi i kuqezinjve, Mario Mitaj bëri komentin e tij për ndeshjen.
“Nuk kam shumë për të thënë. Ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në pjesën e dytë bëmë shumë mirë. Krijuam shumë raste, por nuk po erdhi goli.
Kur shohim që nuk bëjmë golin kollaj, duhet të fokusohemi që të mos pësojmë. Në ndeshjet e tjera, shpresojmë të shënojmë më shumë dhe të fitojmë ndeshjet.
Trajnerin e falënderoj për besimin.
Pësimi i golit? Ne e dinim që goditjet standarde i dërgojnë te shtylla e dytë, ishte çështje shpërqendrimi. Ne luajmë në zonë, nuk luajmë një kundër një”, u shpreh Mitaj.