Zbulohet plani i Juventusit

- Bota Sot

Zbulohet plani i Juventusit

Në prag të Botërorit të Klubeve,  Juventusi po zhvillon një punë intensive pas kuintave për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi bardhezi ka prioritet afrimin e katër lojtarëve të rinj: një mbrojtës, dy mesfushorë dhe një sulmues.

Në mbrojtje, emri që spikat është ai i Leonardo Balerdi nga Marseille. “Zonja e Vjetër” është e gatshme të përfshijë në marrëveshje njërin mes Nico Gonzalez apo Samuel Mbangula, si dhe një shumë të konsiderueshme parash për të bindur klubin francez.

Alternativa të tjera në prapavijë janë talentët e rinj Giovanni Leoni (Parma) dhe Pietro Comuzzo (Fiorentina).



Read it all at Bota Sot