Refuzohet oferta 50 milionë euro

- Bota Sot

Refuzohet oferta 50 milionë euro

Chelsea ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për sulmuesin anësor Jamie Gittens. Ofertë e refuzuar nga Borusia e Dortmundit, sipas asaj që ka përcjellë kanali televiziv “ESPN”. Klubi i Londrës perëndimore është i etur të shtojë opsionet sulmuese këtë verë dhe ka shikuar Gittens, si një afrim që mund të jetë i goditur. Edhe 20-vjeçari mësohet se dëshiron një transferim në “Stamford Bridge”, thanë burimet.

Mirëpo, Çelsi nuk ia ka dalë të bindë drejtuesit e klubit verdhezi, për të siguruar shërbimet e anglezit që për Kupën e Botës për Klube.

Sidoqoftë, do të bëjë një tjetër tentativë për Gittens me rifillimin e sesionit të merkatos së verës.

Sulmuesi anësor ka bërë 48 paraqitje për Borusian e Dortmundt këtë sezon në të gjithë kompeticionet, duke shënuar 12 gola dhe duke regjistruar 5 asiste. Ai është një ish-lojtar i ekipit të të rinjve të Mançester Siti, që ka një klauzolë që u garanton atyre 10% të tarifës së transferimit të tij të ardhshëm, si pjesë e marrëveshjes që e çoi atë në Gjermani në vitin 2020.

Çelsi ka vendosur të mos blejë portierin e Milanit, Mike Maignan, duke vazhduar që të besojë te portierët që ka aktualisht në dispozicion. Sipas raportimeve nga mediat angleze, blutë e Londrës kanë marrë vendimin për të pasur besim te Sanchez, që ka qenë kryesisht titullar gjatë sezonit të fundit, por edhe te portieri i Kombëtares së Serbisë, Petroviç, Jorgensen si dhe te talenti Mike Penders.

Ndërsa kanë dhënë në huazim portierin 33-vjeçar Marcus Bettinelli për një 1 vit. Blutë do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve, ku do të nisin aventurën e tyre ndaj Los Angeles FC, më 16 qershor.



Read it all at Bota Sot