Joan Garcías nënshkruan me Barçën, nxehet situata

- Bota Sot

Joan Garcías nënshkruan me Barçën, nxehet situata

Largimi i Joan Garcías nga Espanyol në Camp Nou, po shkakton trazira në Barcelonë. 

Tifozët e ‘Pericës’ janë thellësisht të mërzitur me portierin që u largua për të luajtur për armikun e madh të qytetit, ndërkohë që shumë e konsiderojnë atë një tradhti.

Sakaq, portieri po mendon se si tu thotë lamtumirë tifozëve para se të nënshkruajë për Barcelonën.

Një situatë që tejkalon sferën sportive.

Salvador Illa, president i qeverisë katalanase, është një tifoz i Espanyol.

Ai madje u pyet për këtë çështje në një intervistë në RAC-1, nëse edhe ai e konsideron këtë një tradhëti: "Jo, nuk do ta quaja kështu. Do të doja që të vazhdonte, por kështu është në botën e sportit elitar." 

Kur u pyet se çfarë mendonte për shkuarjen e tij në Barcelonë, presidenti i katalanasve u përgjigj shpejt: "Epo, unë preferoj që ai të shkojë në një ekip katalanas".

Ndërkohë, lojtari ka arritur tashmë një marrëveshje të plotë me Barcelonën.

Mbetet që klubi katalanas të paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit dhe të njoftojë përfundimisht nënshkrimin.



Read it all at Bota Sot