Futbollisti Antonio Ilieski vazhdon me FC Ferizaj!
Skuadra e Ferizajt ka ambicie të mëdha për edicionin e ri.
Ferizajasit e mbyllën edicionin në vend të pestë me 50 pikë të mbledhura.
“Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se kemi rinovuar kontratën me qendërmbrojtësin Antonio Ilieski për sezonin 2025/26.
Ilieski iu bashkua FC Ferizaj gjatë afatit kalimtar të janarit dhe zhvilloi 16 paraqitje duke shënuar 3 gola, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në skuadër.
Jemi shumë të kënaqur që ai do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit tonë për sezonin e ri dhe i urojmë shumë suksese me fanellën bardhekaltër!”, njofton FC Ferizaj.