Man Utd publikon fanellën e re për sezonin 2025/26

- Bota Sot

Man Utd publikon fanellën e re për sezonin 2025/26

Klubi anglez, Manchester United ka prezantuar zyrtarisht fanellën e parë apo e njohur si fanellave për ndeshjet në shtëpi, për sezonin 2025/26.

Dizajni, i krijuar nga Adidas, paraqet një version modern të fanellës së kuqe ikonike të klubit.

Ashtu si sezonin e kaluar, Snapdragon mbeten sponsorët kryesorë dhe e gjejnë veten në pjesën e përparme të fanellës.

“Ngjyra e kuqe është themelore për ADN-në e klubit. Grafiku abstrakt i qëndron besnik ADN-së së klubit, duke i ofruar një pamje dhe ndjesi inovative një fanelle ndryshe elegante dhe klasike”, ka thënë drejtori i lartë i dizajnit në Adidas, Jurgen Rank.

Lojtarët e Unitedit do ta debutojnë me fanellën e re gjatë ndeshjeve parasezonale këtë verë.

Pjesë e prezantimit të fanellës ishin lojtarë si Bruno Fernandes, Kobbie Maino dhe Leny Yoro. 



Read it all at Bota Sot