Dëshirë e Partizanit që kur drejtohej nga Orges Shehi

- Bota Sot

Dëshirë e Partizanit që kur drejtohej nga Orges Shehi

Geralb Smajli vazhdon të jetë “ëndrra” në sirtar e Partizanit. Ish-futbollisti i Vllaznisë është ka qenë gjithmonë në dëshirë e kreyqytetasve, që në kohën kur drejtoheshin nga Orges Shehi.

Por tashmë sërish mbrojtësi i krahut ka rënë në radarët e “Demave”. 23-vjeçari pëlqehet shumë nga Skënder Gega, i cili kërkon t’i besojë krahun e djathtë të mbrojtjes për sezonin e ri.

Aktualisht Smajli është pjesë e Ballkanit, ekip që drejtohet si për ironi të fatit nga Orges Shehi.

Eksperienca e ish-it të Vllaznisë, bën që te Partizani të tentojnë transferimin e tij. Ende mes palëve nuk ka lëvizje konktrete, por së shpejti pritet që gjithçka të marrë edhe formën e duhur.  



Read it all at Bota Sot