Chivu flet nga Los Angeles: Kompeticion i veçantë

- Bota Sot

Chivu flet nga Los Angeles: Kompeticion i veçantë

Trajneri i ri zikaltër, Cristian Chivu, ka folur sapo ka mbërritur në SHBA, ku Interi do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, duke filluar nga nata mes të martës dhe të mërkurës. Në start, zikaltrit do të përballen me meksikanët e Monterrey.

Mendimi i tij nis pikërisht nga ndeshja e parë që do të zhvillohet në “Rose Bowl” të Pasadena:

“Është kompeticion i veçantë, jo vetëm stadiumi ‘Rose Bowl’, i dashur për amerikanët dhe të gjithë botën. Është për të ardhur keq që do të luajmë këtu vetëm një ndeshje, por jemi të lumtur që jemi pjesëmarrës”, – shpjegoi Chivu.

Pastaj, rumuni foli për udhëtimin e gjatë dhe lëvizjet e brendshme që do t’i çojnë zikaltrit edhe në Seattle: “Jemi mësuar të udhëtojmë shumë, nuk kemi pritshmëri të veçanta. Duam vetëm ta shijojmë këtë garë.

E dimë që strukturat këtu janë fantastike, e njohim rëndësinë e këtij kompeticioni për FIFA-n, ndaj duam ta nderojmë në mënyrën më të mirë”.



Read it all at Bota Sot