Kevin De Bruyne po kryen në këto orë vizitat mjekësore për Napolin në klinikën “Villa Stuart” të Romës.
Më pas mesfushori belg do të firmosë kontratën e tij të re, që do ta lidhë me kampionët e Italisë për dy sezonet e ardhshme, me opsion për një të tretë.
Një zgjedhje e qartë nga ish-ylli i Manchester City, i cili kishte në tavolinë edhe oferta shumë të pasura nga Premier League, MLS dhe Arabia Saudite.
Për të, prioritet ka pasur gjithmonë aspekti sportiv, siç e konfirmoi për mediat edhe babai i tij, Herwig De Bruyne, i pranishëm jashtë klinikës për ta shoqëruar në këtë fillim aventure të re: “Kevin është më shumë i interesuar për anën sportive, do të luajë sërish në nivele të larta”.
Për të, Napoli përfaqëson një sfidë të vërtetë…
Një nga arsyet pse zgjodhi Italinë është pikërisht dëshira për të vazhduar të luajë në nivele të larta. E ritheksoj, kjo ka qenë gjithmonë gjëja më e rëndësishme për të.
A ndikoi prania e Antonio Contes në këtë vendim?
Për të ka rëndësi vetëm projekti sportiv.