Mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin De Bruyne, ka mbërritur në Itali për ta kompletuar transferimin në Napoli.
Kevin u largua nga Manchester City dhe tani te skuadra italiane do të firmos si “lojtar i lirë”.
Belgu tashmë ka mbërritur në Itali dhe pritet që sot të firmos kontratën me kampionin e Series A për sezonin 2024/25.
De Bruyne do të jetë bashkëlojtar i kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.