Kampionët firmosin me 25-vjeçarin kryeqytetas

- Bota Sot

Kampionët firmosin me 25-vjeçarin kryeqytetas

Iliria nuk ka ndërmend të ndalet, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar rinovimin me një nga lojtarët.

Bëhet fjalë për Redi Veriun, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Kategorisë së Dytë.

Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 1-vjeçare. Lojtari kryeqytetas do të qëndrojë te Iliria edhe në sezonin e ri, me skuadrën që do të luajë në Kategorinë e Parë.

Klubi e ka zyrtarizur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Gjithashtu i urojnë suksese me fanellën bardh e blu.



Read it all at Bota Sot