I ikën tre yje!
Llapi ka nënshkruar me sulmuesin e njohur të Superligës, Hasan Hysenin.
26-vjeçari vjen nga skuadra e Feronikeli ’74, ku gjatë edicionit të fundit regjistroi 30 paraqitje, duke realizuar 6 gola dhe dhuruar 2 asistime.
Gjatë karrierës së tij, Hyseni ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura në futbollin vendor, si Prishtina, Trepça ’89, Malisheva dhe Drenica.