Te Juventusi duan katër përforcime për lavdinë

- Bota Sot

Te Juventusi duan katër përforcime për lavdinë

Juventusi po përgatitet për një merkato aktive, me synimin për të forcuar skuadrën në disa pozicione kyçe dhe për të bërë ekipin konkurrues në të gjitha frontet nën drejtimin e trajnerit Igor Tudor.

Në plan janë të paktën katër përforcime, duke nisur nga një rikthim në mbrojtje, përforcime në mesfushë dhe në krahë, dhe më së shumti kërkesa për një sulmues të ri.SULMI- 

Emri i fundit që ka tërhequr vëmendjen e Juventusit është ai i Santiago Kastros, 20-vjeçarit argjentinas të Bolonjës. Me 10 gola dhe 8 asistime në sezonin e fundit, Kastro konsiderohet një nga talentet më premtues në Serinë A dhe po ndiqet me shumë interes nga drejtuesit bardhezi.

Ndërsa ende nuk ka një ofertë zyrtare për klubin emilian, bisedimet mund të fillojnë së shpejti, në varësi të zhvillimeve të tjera të merkatos dhe konkurrencës nga klube arabe dhe angleze për sulmues si Viktor Gyokeres (Sporting) dhe Mateo Retegi (Atalanta).

Në qendër të vëmendjes mbetet gjithashtu situata e Dushan Vlahoviç. Me kontratën që skadon në vitin 2026 dhe me kërkesa të larta financiare, një rinovim duket i vështirë. Nëse sulmuesi serb nuk ndryshon qëndrim, shitja e tij do të jetë e pashmangshme, me Fenerbahçen e Mourinjos që vazhdon të ushtrojë presion për transferimin. Kjo nënkupton nevojën urgjente për blerjen e një qëndërsulmuesi, pavarësisht optimizmit për vazhdimin e huazimit të Randal Kolo Muani nga PSG.

 MESFUSHA– Në mesfushë, drejtuesit Komoli dhe Kielini dëshirojnë të sjellin elementë italianë që të rrisin identitetin dhe forcën e ekipit. Ndërsa rruga për Sandro Tonalin duket e vështirë për shkak të Njukasëllit që nuk po lëkundet, Juventusi po kërkon alternativa me Davide Fratezin e Interit dhe Florentino të Benfikës në listën e dëshirave.

MBROJTJA- Në mbrojtje, edhe pse rikthimi i Gleison Bremer dhe Huan Kabal pritet të forcojë repartin, Juventusi po planifikon lëvizje të tjera. Një objektiv i ri është Leonardo Balerdi. Gjithashtu, përforcime priten edhe në pozicionet e krahëve, ku janë në fokus Nuno Tavarezh i Lacios dhe Migel Gutierez i Gironës, ndërsa në radar janë edhe talentet e rinj italianë si Xhovani Leoni (Parma) dhe Komuzo (Fiorentina). Në fund, merkatoja e Juventusit për këtë verë pritet të jetë një balancë mes përforcimeve të mençura dhe ruajtjes së stabilitetit të skuadrës, duke synuar të ndërtojë një ekip më konkurrues dhe me profil italian më të theksuar, në përputhje me filozofinë e re drejtuesve. Me rikthimin e kampionatit pas Botërorit për Klube, bardhezinjtë kanë kohë për të bërë lëvizjet e duhura dhe për t’u rikthyer me forcë në garat e sezonit të ri.



Read it all at Bota Sot