Një tjetër shqiptar te Hoffenheim, gati 8 milionë euro

- Bota Sot

Një tjetër shqiptar te Hoffenheim, gati 8 milionë euro

Skuadra gjermane, Hoffenheim është interesuar për shërbimet e një tjetër lojtari shqiptar.

Bëhet fjalë për Leon Avdullahu, i cili është pjesë e Baselit.

Siç raporton gazetari gjerman, Florian Plettenberg – skuadra nga Bundesliga ka bërë gati plotë 8 milionë euro, plus bonuse.

Këto ditë pritet që mesfushori shqiptar t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

21-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit dhe është pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares së Zvicrës.

Gjatë këtij sezoni me Baselin ai zhvilloi 35 ndeshje në ligë, shënoi një gol. Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 10 milionë euro.



Read it all at Bota Sot