Televizioni serb bëhet gazi i botës me ndeshjen e kombëtares, ja çka u shfaq

- Bota Sot

Televizioni serb bëhet gazi i botës me ndeshjen e kombëtares, ja çka u shfaq

Një televizion serb është bërë viral në rrjetet sociale pas një gafe të pabesueshme që kishte lidhje me ndeshjet e Serbisë në eliminatoret e Botërorit 2026.

“Nacionalna Televizija Happy” ka ngatërruar në mënyrë shumë qesharake përmbledhjen e sfidës së Serbisë me Andorrën që u luajt këtë të martë.

Televizioni po transmetonte lajmin për ndeshjen por të gjithë atë që po ndiqnin rubrikën, kanë mbetur të shtangur kur në vend të sfidës në fjalë që u mbyll 3>0 për serbët, u shfaqën pamje nga një videolojë futbolli.

Pamjet e videolojës u transmetuan për rreth 20 sekonda para se të hiqeshin, ndërsa spikeri i lajmeve vazhdonte të përshkruante suksesin e skuadrës serbe në eliminatore.



Read it all at Bota Sot