Një nga lajmet më të bujshme së fundmi, ka qenë lidhjes mes Flamurtarit dhe Gianni De Biasit.
Ky i fundit u përfol shumë, se ishte kontaktuar nga klubi i Superiores, për të marrë tek ta rolin e trajnerit.
Megjithatë, është vetë tekniku italian, i cili ka mohuar gjithçka. De Biasi ka folur për gazetarin e “Euronews”, Enriko Gabaj, duke iu shprehur se është e pavërtetë që ka folur me dikë nga klubi vlonjat.
“Është diçka e pabesueshme… Nuk kam folur kurrë me dikë nga Flamurtari… dhe shumë gazetarë më telefonojnë për këtë”, është shprehur ish-trajneri i Kombëtares shqiptare.