Skuadra e Tottenham Hotspur është bërë me trajner të ri, pas largimit të Ange Postecoglou.
Siç raportohet në mediat e huaja, Thomas Frank, do jetë trajneri i ri në stolin e skuadrës nga Londra.
51-vjeçari momentalisht është trajner i Brentfordit, por kjo e fundit e ka lejuar atë t’i bashkohet Spursave.
Frank ka pasur disa sezone fantastike me skuadrën e Brentfordit. Gjatë këtij edicioni, Brentford e mbylli në pozitën e 10-të me 56 pikë.