Kristian Shpendi nuk e ka të sigurt qëndrimin te Çezena edhe pse pak muaj më parë rinovoi me klubin në fjalë.
Skuadra e tij gjendet në Serinë B dhe arriti deri në play-off për ngjitjen në Serinë A, por pa e kurorëzuar me sukses.
Gjithsesi, sirenat e Serisë A janë ndezur për sulmuesin shqiptar i cili spikati me gola që në vitin e tij të parë në Serinë B. Në muajt e kaluar është folur rregullisht për interesimin e disa klubeve si Torino apo Fiorentina për djaloshin i cili vazhdon të mos grumbullohet nga trajneri Silvinjo me Kombëtaren A.
Tani, ai ka përfunduar edhe në radarët e një klubi që i ka befasuar të gjithë në dy sezonet e fundit në Serinë A, Bolonjës.
Kjo e fundit fillimisht siguri vendin e pestë dhe klasifikimin në Ligën e Kampioneve një sezon më parë, ndërsa në atë që përfundoi pak javë më parë, triumfoi në Kupën e Italisë.
Skuadra do të marrë pjesë në Ligën e Europës dhe mediat italiane raportojnë se po kërkon alternativa cilësorë që të paraqitet denjësisht në të gjitha kompeticonet. Ndaj po sheh edhe Shpendin si alternativë për repartin e sulmit, teksa beson se nën drejtimin e Vinçenco Italianos, sulmuesi shqiptar do të arrijë të bëjë një tjetër hap para në rritjen e tij.