Çudia e madhe me prezantimin te Real Madridi

- Bota Sot

Çudia e madhe me prezantimin te Real Madridi

Aleksandër Arnold u prezantua sot si lojtar i ri i Real Madrid. Ish-mbrojtësi i Liverpoolit i ka çuditur të gjithë në konferencën për shtyp.

Arnold foli spanjisht rrjedhshëm, ndërsa asnjë nuk e priste.

26-vjeçari ka jetuar vetëm në Liverpul më parë, ndërsa mesa duket është përgatitur prej kohësh për këtë lëvizje.

“Mirdita. Faleminderit për mundësinë, kjo nuk ndodh çdo ditë.

Është ëndërr e bërë realitet.

Jam i lumtur dhe krenar që ndodhem këtu.

Dua t’u tregoj tifozëve si luaj, e kuptoj se po nënshkruaj me Realin dhe kërkesat janë të larta, por do të jap gjithçka për skuadrën dhe tifozët e Realit.

Dua të fitoj shumë tituj, dua të jem fitues këtu dhe të shijoj lojën me lojtarët më të mirë në botë. Hala Madrid”, u shpreh Arnold..



Read it all at Bota Sot