Sot 18 vite më parë u shpall konkursi për flamurin e Kosovës

- Bota Sot

Sot 18 vite më parë u shpall konkursi për flamurin e Kosovës

Ishte data 13 qershor 2007 kur Ekipi i Unitetit kishte shpallur konkursin 15 ditor për flamurin dhe stemën e Kosovës.

Sipas konkursit nuk lejohej që të përdoret cilindo simbol shqiponje dhe se nuk duhet përdorur ngjyrat kuq e zi.

Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dizajnuar nga Muhamer Ibrahimi. Ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu. Ato simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës.



Read it all at Bota Sot