Rafael Leão mund të largohet nga AC Milan këtë verë, pasi ylli portugez është i hapur për një kapitull të ri në karrierën e tij. Klubi kuqezi është i gatshëm ta shesë nëse vjen një ofertë e majme dhe e ka vlerësuar kartonin e tij mes 100 dhe 130 milionë euro.
Megjithëse Bayern Munich ishte një nga klubet e para që shprehu interes konkret për sulmuesin 25-vjeçar, klubi gjerman ka zbehur përpjekjet pas vështirësive për të përmbushur kërkesat financiare të Milanit. Alternativat më të lira si Nico Ëilliams po marrin përparësi, raportojnë mediat gjermane, përcjellë KosovaPress.
Ndërkohë, Liverpool mbetet në vëzhgim dhe mund të hyjë seriozisht në garë nëse Bayern përfundimisht tërhiqet. Chelsea dhe Arsenal gjithashtu po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa Barcelona duket më e gatshme të ofrojë një marrëveshje kreative që mund të përfshijë mbrojtësin Ronald Araújo dhe një shumë parash.
Milan do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e Leãos në ditët në vijim për të qartësuar situatën. Nëse vjen oferta e duhur, largimi i tij nga San Siro këtë verë është shumë i mundshëm.