Shkurtaj rikthehet te ish-skuadra

- Bota Sot

Shkurtaj rikthehet te ish-skuadra

Vasil Shkurtaj me shumë gjasa nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit në sezonin e ri.

Kjo pasi siç mësohet palët mund të ndajnë rrugët mes tyre pas 1 viti e gjysmë.

33-vjeçari me gjasa do të rikthehet te skuadra e tij. Sakësisht te Enad Polis, ekip që luan në kampionatin qipriot. Palët mes tyre kanë biseduar për një rikthim të mundshëm, e negociatat që aktualisht duken në rrugën e duhur.

Kujtojmë se në këtë sezon sulmuesi ka luajtur në 28 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 12 gola. në total ka qenë në fushë për 1.452 minuta, duke lënë gjurmë me vlonjatët në Kategorinë e Parë, duke kontribuar në rikthimin e kuqezinjëve në elitë.



Read it all at Bota Sot