Shpërblimi 150,000 euro për 4 pikë për kombëtaren e shtetit të rajonit!

- Bota Sot

Shpërblimi 150,000 euro për 4 pikë për kombëtaren e shtetit të rajonit!

Maqedonia e Veriut me kapitenin Enis Bardhi vazhdojnë me rezultate të mira në kuadër të kualifkueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Pas barazimit 1:1 në Shkup me Belgjikën, triumfojnë me 1:0 në Astana ndaj Kazakistanit.

“Rezultate për respekt dhe nder, por edhe rezultate që kërkojnë shpërblim. 

Mësojmë se FFM do të përcaktojë një shumë prej 150,000 eurosh si bonus që lojtarët dhe stafi i trajnerëve do të fitojnë për 4 pikët e fituara në ditët e kaluara.

Shifra duhet të votohet në seancën e ardhshme të Bordit Drejtues të FFM-së, dhe me propozim të presidentit Masar Omeragiq”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.



Read it all at Bota Sot