Albion Rrahmani më 12 qershor është shfaqur në stërvitjen e ekipit të tij të mëparshëm, Rapid Bukureșhti..
Prania e sulmuesit kosovar në kompleksin stërvitor ka ndezur menjëherë entuziazmin e tifozëve të klubit nga Giulești, të cilët kanë shpërthyer me komente e thirrje për rikthimin e tij.
“Vizitë surprizë në stërvitjen e mbrëmjes së sotme”, shkroi klubi rumun në rrjetet sociale, duke shoqëruar postimin me një foto të Rrahmanit në ambientet e Rapidit.
Reagimet e tifozëve nuk munguan: “Mos e lini të ikë!, “Kthehu!”, “Qëndro edhe një sezon, shëno 30 gola dhe pastaj shko te Sparta Praga!”, “Kjo nuk është një vizitë rastësore”, “Hajde në shtëpi!” – ishin disa nga komentet e shumta të tifozëve që shpresojnë ta shohin sërish golashënuesin kosovar me fanellën e kuqebardhëve.
Rrahmani, i cili aktualisht është pjesë e Sparta Pragës, ka lënë një përshtypje të thellë te Rapid gjatë qëndrimit të tij, dhe vizita e fundit ka rikthyer ëndrrat për një rikthim të bujshëm në Giuleșt.