Conte: Asnjë kontakt me Juven

- Bota Sot

Conte: Asnjë kontakt me Juven

“Jo, absolutisht, unë nuk kisha asnjë marrëveshje me Juventusin dhe e refuzova kategorikisht”. Këto janë fjalët e Antonio Contes, protagonist i episodit të ri me dy pjesë të “Federico Buffa Talks”, prodhim origjinal i “Sky Sport”.

“Unë kam firmosur kontratë 3-vjeçare me Napolin, – shton Conte. – Cili ishte objektivi? Ajo që gjithmonë kam thënë: të ndërtojmë baza të forta dhe jo baza që në rastin e parë të vështirësisë të shkatërrohen.

Hapi i parë që i vumë vetes si objektiv ishte rikthimi në Europë, as që bëhej fjalë për Champions League. Më pas, fakti që fituam kampionatin, në mendjen time, në vizionin tim, në projektin tim, nuk ndryshoi absolutisht asgjë.

Gjëja që më ka mërzitur, – vazhdon trajneri kampion i Italisë, – është se për një mundësi ndarjeje të mundshme mes meje dhe Napolit, një muaj ose një muaj e gjysmë para fundit të kampionatit, kishte nisur tashmë të flitej për këtë çështje, dhe të përmendej emri im te Juventusi”.



Read it all at Bota Sot