Ish futbollisti i madh që rrëzoi Partizanin e Beogradit, kritikon selektorin e Shqipërisë

- Bota Sot

Ish futbollisti i madh që rrëzoi Partizanin e Beogradit, kritikon selektorin e Shqipërisë

Legjenda vlonjate, Sokol Kushta ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale për sa i përket barazimeve të Shqipërisë, me Serbinë dhe Letoninë. 

Ai sulmon selektorin e Kombëtares shqiptare, Silvinjon duke e quajtur arrogant dhe se duhet reflektim.

Duhet kujtuar, se në vitin 1987 Sokol Kushta me golin e tij për Flamurtarin e Vlorës, që shënoi në Beograd e rrëzoi Partizanin nga Kupa UEFA.

Flamurtari në Vlorë kishte fituar me 2:0 e në Beograd humbi me 2:1. 

“Mbas barazimit te paralajmeruar ne Riga duhet sesben nje reflektim nga te gjitha strukturat qe merren me kombëtaren, momentin kur doli formacione diskutoja me bashkëlojtar të mij që sot trajneri sikur s’do të fitojmë, dhe argumenti është i thjesht, fillojë me formacionin me të keq të pjesës së parë me Serbinë, minus Hysen që që lojtari më i mirë joni. 

Unë dhe shumë lojtar te kombëtares na intereson kombi, dhe kombëtarja jo kush eshte trajner, pasi janë me dt skadence.

Dhe ky trajner bën veprime që unë nuk mundet t’i kuptoj, kur Hysa nuk loz mirë nuk e lëviz, kur Manaj eshte në gjendje të keqe fizike dhe psikologjike ai jo vetëm e ri loz por e vë dhe kapiten.

Kjo është kapriço e nje arroganti që paguhet shumë për kombetaren tonë dhe në fund del kundër të gjithëve dhe thotë, një sulmues bën dhe 4 gola, dmth ju s’dini nga taktika ime, kur dhe tifozi me normal e kuptonte që ekipi kundërshtar ishte parkuar i gjithë ne mbrojtje dhe duhet të loznin me Brojën, Dakun, Muçën në sulm. 
Me Hysën djathtas Mitajn majtas të dy lozin mirë krahun, Shehun Asllanin qendër, dhe tre mbrojtësit që kemi, shumë e thjeshtë dhe do që shumë efektive dhe Uzunin, Hoxhën me Bajramin dhe Ramadanin i kishe forca të gatshme për lojë. por jo ndërrime në minutën e 80-të, pa sens, logjikë. 

Silvijno kur jep intervista nuk duhet të hajë kapriço me gazetarë, dhe ish lojtarë te kombëtares me terma pa bazë futbolli, por me argumenta dhe respekt. Po qe në Brazil ose në një shtet tjetër trajner dhe të jepte ato përgjigje arrogante kundrejtë ish lojtarëve të kombëtares ose gazetarëve 24 orë nuk do qe me trajner..

Duhet reflektim”, ka shkruar Kushta.



Read it all at Bota Sot