Fenerbahçe thuhet se ka bërë një ofertë të papritur për Kyle Walkerin.
Mbrojtësi i Manchester Cityt kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Milani, pasi informoi klubin se dëshiron të transferohet në një klub të ri.
35-vjeçari tani është në harresë, pasi Milani refuzoi mundësinë për të blerë përgjithmonë shërbimet e tij.
Por sipas raportimeve, Fenerbahçe, që menaxhohet nga Jose Mourinho, po kërkon ta rrëmbejë atë.
Kjo është sipas gazetarit turk Yagëz Sabuncuoglu, i cili pretendon se nënkampionët e Super Ligës së sezonit të kaluar kanë paraqitur një ofertë për ndërkombëtarin anglez.
Ai shkroi në X: “Fenerbahçe bëri një ofertë zyrtare për Kyle Walkerin të Manchester Cityt”.
Trajneri i Cityt, Guardiola, duket se i ka dërguar Walkerit një mesazh të qartë në lidhje me të ardhmen e tij duke e lënë atë jashtë skuadrës së tij për Kupën e Botës për Klube.
Ish-ylli i Sheffield United dhe Tottenham tani duket se është në rrugën e duhur për t’u larguar nga Etihad pas tetë sezoneve të mbushura me trofe.
Sipas Guardiolës, Walkeri kërkoi të largohej nga Eastlands pas sezonit historik të Cityt që fitoi tripletën në sezonin 2022/23..