Infantino takon arbitrat e Botërorit të Klubeve

- Bota Sot

Infantino takon arbitrat e Botërorit të Klubeve

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mirëpritur personalisht 117 arbitrat, ndihmës arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjeve video që do të mbikëqyrin edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube. Kreu i FIFA-s i përcaktoi ata si “Ekipi Një” dhe se do të bëhen pjesë e historisë së futbollit.

Turneu fillon të shtunën, më 14 qershor, kur Inter Miami përballet me Al Ahly FC në stadiumin Hard Rock në Florida, e para nga 63 ndeshje që në fund do të përcaktojë kampionët e parë të kupës së botës për klube, të cilët do të kurorëzohen të dielën, më 13 korrik 2025, në New Jersey.

Zyrtarët e ndeshjes u zgjodhën nga Komiteti i Arbitrave të FIFA-s pas një procesi të plotë përgatitor që përfshinte seminare me gjyqtarë të FIFA-s nga të gjashtë konfederatat.

Presidenti Infantino shoqërohej në këtë takim edhe nga Kryetari i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina.

“Kemi nevojë për ju. Është një garë e re. Eshtë një Kupë Bote e FIFA-s dhe ju jeni pjesë e saj. Janë 32 klubet më të mira në botë që konkurrojnë për të përcaktuar se cili prej tyre është kampioni i vërtetë i botës.

Ne kemi 32 klube, siç e dini, nga 20 vende të ndryshme, por me lojtarë nga 80 deri në 90 vende të ndryshme që luajnë.

Prej gati 100 vitesh, e dimë se cila është kombëtarja më e mirë në botë, por deri më sot, ende nuk e dimë se cili klub është klubi më i mirë në botë. Unë dhe Colina e dimë dhe besojmë që ju, jo vetëm që do të performoni në maksimumin e aftësive tuaja, por do t’i tregoni botës se çfarë është Ekipi Një i FIFA-s”, tha Infantino.



Read it all at Bota Sot