KF Shkëndija largon dy lojtarë

- Bota Sot

KF Shkëndija largon dy lojtarë

KF Shkëndija njofton përfundimin e bashkëpunimit me futbollistët, Zija Merxhani dhe Risto Jankov!

"Zija Merxhani dhe Risto Jankov nuk do të jenë më pjesë e Shkëndijës dhe klubi falënderon dy lojtarët për kontributin në fanellën kuqezi.

Me mbylljen e sezonit 2024/2025 kontrata e Merxhanit skadoi dhe lojtari nuk pranoi kushtet e ofruara për rinovim. Ndërkohe Jankov ishte me kontratë në fuqi, por me drejtuesit vendosën të ndëpresin bashkëpunimin, për ti dhënë lojtarit mundësi të gjejë mjedis ku do ketë më shumë minuta për lojë. 

Zija Merxhani, 29 vjeç, është produkt i shkollës së futbollit të klubit tonë dhe gjatë karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat kuqezi në disa periudha të ndryshme. Si mbrojtës i majtë, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e klubit, duke qenë pjesë e formacioneve kampione që fituan tre tituj në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, portieri Risto Jankov, 26 vjeç, iu bashkua ekipit në janar të këtij viti. Megjithëse nuk arriti të gjejë hapësirën e dëshiruar për aktivizim, me marrëveshje të dyanshme palët kanë vendosur të ndërpresin kontratën, duke i dhënë mundësi Jankovit të kërkojë një ambient të ri ku mund të ketë më shumë minuta loje.

KF Shkëndija shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga të dy futbollistët gjatë kohës së qëndrimit në klub, duke u uruar suksese të reja në vazhdim të karrierës së tyre", njofton KF Shkëndija.



Read it all at Bota Sot