Zanetti: Ky Botëror do të jetë një provë e madhe për të gjithë

- Bota Sot

Zanetti: Ky Botëror do të jetë një provë e madhe për të gjithë

Javier Zanetti, si zv/president i Interit, ka folur për Kupën e Botës për Klube, kompeticion që nis këtë të shtunë (Telesport do t’i dedikojë episodin e parë duke nisur nga ora 21:00)..

Pas një sezoni të dhimbshëm, Interi kërkon ta përdorë këtë turne si kompensim për finalet e humbura në fund.

“Formati i ri i këtij turneu është një mundësi e shkëlqyer.

Shpresoj të mund të performojmë mirë.

Duam t’i bëjmë gjërat siç duhet.

Ky Botëror do të jetë një provë e madhe për të gjithë”, ka thënë legjenda zikaltër.

“Qëllimi është të jemi konkurrues. Sigurisht që duhet të kalojmë fazën e grupeve dhe, pse jo, të realizojmë objektivin tonë: të arrijmë në finale”, ka shtuar Zanetti.



Read it all at Bota Sot