Skuadra e Prishtinës ka transferuar mesfushorin e talentuar, Dren Zeqiri nga Ramiz Sadiku.
”FC Prishtina forcon radhët me mesfushorin 21-vjeçar Dren Zeqiri, i cili vjen nga Ramiz Sadiku. Me energjinë dhe talentin e tij, Dreni do të jetë një shtesë e rëndësishme për skuadrën tonë në sezonin e ri.”, thuhet në njoftim.
21-vjeçari është shprehur i lumtur që do të vesh fanellën bardhekaltër.
“Ndjenjë e veçantë ne qenë pjesë e Prishtinës.
Është një hap i rëndësishëm për mua dhe do të jap maksimumin për objektivat që ka klubi këtë sezon. Do të punoj shumë që ti tregoj cilësit e mija për këtë ekip.”, ka deklaruar Zeqiri.