Nedim Bajrami nderohet me muralen gjigante

- Bota Sot

Nedim Bajrami nderohet me muralen gjigante

Pasi ka përfunduar grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë në dy sfidat me Serbinë dhe Letoninë, Nedim Bajrami është nderuar në Tetovë, në vendlindjen e tij.

Për sulmuesin e kuqezinjve është bërë një murale gjigante në qytetin e Tetovës. Kryetari i Bashkisë, Bilall Kasami ka nderuar Nedim Bajramin mes shumë të pranishmëve në Tetovë.

“Nedim Bajrami, djali i Tetovës dhe krenaria e Shqiptarëve, sot mori vendin që i takon në zemrën e qytetit të vet—një mural me zemër, e një zemër kuqezi!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tetovës.

Në muralin e madh, është i pikturuar Nedim Bajrami përgjatë Euro 2024 me Shqipërinë. I pikturuar është episodi kur ai i shënoi Italisë brenda 23 sekonda.



Read it all at Bota Sot