Futbollisti i Barcelonës, Pedri ka zgjedhur 11-shen më të mirë sipas tij të skuadrës katalanase.
Mesfushori spanjoll ka befasuar me formacionin, pasi asnjë nga lojtarët aktual të Barcelonës nuk është përfshirë në 11-shen më të mirë..
Formacioni që ka zgjedhur Pedri është 3-4-3.
Në portë është Victor Valdes, mbrojtja përbëhet nga Puyol, Pique dhe Jordi Alba.
Në mesfushë janë Sergio Busquets, Xavi, Iniesta dhe Ronaldinho, ndërsa treshja e sulmit është ajo e famshmja ”MSN”, me Messin, Suarez dhe Neymar.