Guardiola i bën dalje yllit të madh

- Bota Sot

Guardiola i bën dalje yllit të madh

Pas dështimit në sezonin e fundit, Pep Guardiola po mendon për një riformatim të ekipit, ku pritet të ketë disa transferime të bujshme, por edhe disa largime po aq të bujshme.

Njëri prej “yjeve” i cili do të largohet nga “Qytetarët” këtë verë është edhe Jack Grealish, për të cilin u paguan 100 milionë paundë, por sezonin e fundit përfundoi në një lojtar rezervë dhe nuk ka më të ardhme në këtë klub.

Megjithatë, për 29-vjeçarin ka interes të madh nga disa klube të tjera të Premier League, por propozimi më interesant që ka marrë deri tani Man. City është ai i Newcastle. “Qymyrxhinjtë” kërkojnë huazimin e Grealish me detyrim blerjeje për 80 milionë euro.

Ekipi i drejtuar nga Eddie Howe, që këtë sezon fitoi trofeun e parë pas shumë vitesh, Carabao Cup, do luajë vitin tjetër në Champions League dhe kërkon të jetë në listën e ngushtë të pretendentëve për titullin në Premier League.

Ndaj, lind nevoja për të bërë disa përforcime të bujshme dhe emri i parë duket se do të jetë pikërisht Jack Grealish. Edhe pse marrëveshja nuk është finalizuar ende, bisedimet midis klubeve kanë përparuar dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet në ditët në vijim.

Nga ana e tij, lojtari thuhet se është i hapur për transferimin te Newcastle dhe e shikon si një mundësi ideale për të “shpëtuar” karrierën dhe për të shkëlqyer në Premier League si dikur.



Read it all at Bota Sot