Çelsi nuk ia doli dot që bindë Borussia Dortmundin, për të blerë Xhemi Gitens, përpara Kupës së Botës për Klube.
Klubi gjerman refuzoi një ofertë të tretë, me vlerën e 55 milionë eurove për lojtarin anësor anglez.
Pavarësisht përpjekjeve të përsëritura të Çelsit, për ta sjellë 20-vjeçarin në “Stamford Bridge”,
Borusia Dortmund ka qëndruar e vendosur në vlerësimin e saj dhe arriti të rezistojë, përkundër tundimeve që i erdhën.
Mirëpo, sipas “Sky Sports”, drejtuesit e bluve të Londrës do të provojnë përsëri pasi të rihapet afati i merkatos gjatë muajit korrik. Ndërsa do të përgatitin padyshim një ofertë edhe më bindëse për të bërë të mundur që drejtuesit e klubit gjerman ta lënë të lirë talentin.