Sulmet izraelite ndaj Iranit, Shtuni paralajmëron përfshirjen e SHBA-së

- Bota Sot

Sulmet izraelite ndaj Iranit, Shtuni paralajmëron përfshirjen e SHBA-së

Eksperti për politikë të jashtme dhe siguri, Adrian Shtuni, ka folur për një situatë tepër të tensionuar dhe komplekse në Lindjen e Mesme, pas sulmit të gjerë ajror të kryer nga Izraeli ndaj objektivave iraniane.

Shtuni e ka cilësuar operacionin si një sulm masiv, por me saktësi kirurgjikale, duke theksuar kapacitetet e avancuara teknologjike të ushtrisë dhe shërbimeve të inteligjencës izraelite.

“Mbi 300 raketa të lëshuara nga rreth 200 avionë luftarakë goditën afro 100 objektiva, në një operacion të mirëkoordinuar dhe të përqendruar,” u shpreh ai gjatë një interviste për emisionin Info Plus.

Sipas Shtunit, sulmet kanë pasur në shënjestër drejtues të lartë të aparatit ushtarak iranian dhe shkencëtarë të përfshirë në programin bërthamor të vendit.

Ai vlerëson se kjo ndërhyrje nuk është një akt i izoluar, por pjesë e një fushate më të gjerë që pritet të vazhdojë me valë të tjera goditjesh në të ardhmen.

Shtuni gjithashtu paralajmëron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mund të qëndrojnë tërësisht jashtë këtij konflikti, për shkak të marrëdhënieve të ngushta me Izraelin dhe rëndësisë strategjike që ka Lindja e Mesme për sigurinë globale dhe interesat amerikane.



Read it all at Bota Sot