Serbia ka vendosur të luajë ndeshjen kualifikuese me Shqipërinë në stadiumin “Rajko Mitiç” apo siç njihet si stadiumi Marakana e Beogradit, që ka kapacitet 52,000 ulëse.
Media boshnjake “Sportsport” ka shkruar se kjo nuk u prit me entuziazëm në Shqipëri dhe në Kosovë.
“Ndeshja e parë kualifikuese e Kupës së Botës midis Shqipërisë dhe Serbisë, e luajtur në Tiranë, kaloi pa incidente të mëdha, por as pa gola.
Organizimi ishte vërtet i nivelit të lartë nga vendasit, serbëve nuk u mungoi asgjë dhe tani shqiptarët shpresojnë për të njëjtën mikpritje.
Arsyeja pse nuk pati trazira në Tiranë është edhe fakti se tifozëve serbë iu ndalua të vinin për shkak të një penalizimi të mëparshëm nga FIFA.
Megjithatë, nuk ka penalizime për tifozët shqiptarë, dhe tani shumë po pyesin veten nëse do të jenë në gjendje të marrin pjesë në stadiumin në Beograd.
Sigurisht që do të jetë një ndeshje me rrezikshmëri të lartë, dhe siguria në këtë ndeshje sigurisht që do të jetë e madhe, dhe deri më tani nuk ka lajme për një ndalim të mundshëm të ardhjes së shqiptarëve.
Do të jetë një befasi nëse FIFA ndez dritën e kuqe dhe thotë se shqiptarët nuk mund të vijnë si masë paraprake, por për momentin gjithçka është e hapur.
Pas lajmit se ndeshja Serbi - Shqipëri do të luhet në Beograd, është krijuar një shqetësim i caktuar në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan më tej.