Skuadra franceze i ofron kontratë

- Bota Sot

Skuadra franceze i ofron kontratë

Më në fund do të ketë ”dritë në fund të tunelit” për Paul Pogban.

Mesfushori 32-vjeçar shumë shpejt pritet të bëhet me skuadër të re.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, skuadra franceze Monaco, i ka ofruar një kontratë dyvjeçare Paul Pogbas.

Aktualisht ka bisedime mes të dyja palëve.

Negociatat dhe diskutimet do të vazhdojnë këtë fundjavë për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Pogba nuk ka luajtur një ndeshje futbolli që nga muaji shtator i vitit 2023, pasi ishte i dënuar për dopping, derisa pasi i përfundoi dënimi, Juventusi e prishi kontratën me mesfushorin francez.



Read it all at Bota Sot