Daci emërohet trajner i portierëve te KF Shkëndija 77

- Bota Sot

Daci emërohet trajner i portierëve te KF Shkëndija 77

KF Shkëndija 77 ka zyrtarizuar emërimin e Osman Dacit si trajnerin e ri të portierëve.

Daci vjen me një përvojë të konsiderueshme në punën me të rinjtë dhe portierët, duke sjellë profesionalizëm dhe përkushtim në zhvillimin teknik të skuadrës.

Përveç rolit të tij në stafin teknik, Daci është edhe mjek i licencuar, çka përbën një vlerë të shtuar për aspektin shëndetësor të ekipit.

“Mirë se erdhe në familjen kuqezi!” shkruan klubi në njoftimin zyrtar, duke i uruar mirëseardhje trajnerit të ri.



Read it all at Bota Sot