Shkupi në udhëkryq, lojtarët po largohen!

- Bota Sot

Shkupi në udhëkryq, lojtarët po largohen!

Fc Shkupi është një nga skuadrat me historinë më të madhe në Maqedoninë e Veriut, duke pasur pas vetes numër të madhë të trofeve të fituar në vitet e kaluara kur mbane emrin e Slloga Jugomagnat.

Megjithatë, ditëve të fundit lajmet që qarkullojnë në rrjet nuk janë fare të mira dhe janë dëshpëruese për pjesën më të madhe të futbolldashësve dhe tifo grupit Shvercerave të cilët nuk kanë lënë vend pa mbështetur ekipin e tyre të zemrës.

Pas largimit të drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi nga Çairi janë larguar edhe pjesa më e madhe e futbollistëve që sezonin që lamë pas ishin në mesin e futbollistëve startues.

Numan Ajeti është i fundit që është zyrtarizuar tek Shkendija, megjithatë siç merr vesh ontarget.mk, nga Shkupi janë larguar edhe kapiteni Hamza Ramani, Florian Kadriu, Demir Imeri po edhe numër i madhë i futbollistëve tjerë.

Kjo për arsye se siç edhe e ka thënë publikisht Nexhipi, pronarët nuk bëhen të gjallë dhe skuadra e futbollistët kanë mbetur pa rroga.

Sipas të gjitha gjasave, FC Shkupi si skuadër do të shuhet dhe do të ndjek rrugën e Gostivarit dhe Voska Spor-it.

Edhe më të besueshëm këtë fakt e bën që ekipi nga Çairi nuk ka bërë asnjë reagim as në rrjetet sociale tashmë dy muaj.



Read it all at Bota Sot