Hap i rëndësishëm në karrierë

- Bota Sot

Hap i rëndësishëm në karrierë

Hap i rëndësishëm në karrierë, për futbollistin Arda Kurtulan. 22-vjeçari, i cili është aktivizuar 11 ndeshje me fanellën e Kombëtares U21 të Shqipërisë, ditën e sotme është prezantuar te skuadra e Goztepes, që militon në elitën e futbollit turk.  

Kurtulan mbeti pa skuadër pas mbylljes së bashkëpunimit me Adana Demirspor, teksa nuk ka humbur kohë, për të nisur një aventurë të re.  

Vlen të theksohet fakti se Kurtulan la moshat e Maqedonisë së Veriut për të luajtur me ekipin U-21 të Shqipërisë. Këtë sezon ndërkohë u raportuan prapaskenat, me Maqedoninë e Veriut që e kërkon për ekipin e parë. 

Për sa i përket transferimit te Goztepe, shqiptari ka firmosur kontratë 4 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Interesant është fakti se te skuadra e Adana Demirspor, Kurtulan, u aktivizua si mbrojtës i djathtë, duke bërë performanca tepër pozitive, teksa më herët roli i tij mesfushor ofensiv si dhe sulmues. 



Read it all at Bota Sot