Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

- Bota Sot

Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

Avionët luftarakë britanikë u ngritën në qiell për të penguar një avion vëzhgues rus që shkeli hapësirën ajrore polake mbi Baltik, tha ushtria e Polonisë më 13 qershor.

“Edhe një pengim i një avioni rus mbi Detin Baltik, kësaj radhe nga dy avionë luftarakë britanikë”, shkroi Ministria polake e Mbrojtjes në X.

Një avion rus i llojit IL-20 hyri dy kilometra brenda hapësirës ajrore të Polonisë mbi Detin Baltik, shtoi ministria.

“Ky është edhe një rast tjetër i provokimit për të testuar sistemet e gatishmërisë të shteteve të NATO-s”, tha Ministria e Mbrojtjes e Polonisë.

Dy avionët britanikë e penguan dhe e identifikuan avionin rus, i cili më pas u largua nga hapësira ajrore polake, u tha në njoftim.

Në shkurt, Polonia kishte raportuar se një avion rus për një periudhë të shkurtër kohore kishte shkelur hapësirën e saj ajrore mbi Baltik.

Avionët ushtarakë rusë shpesh i afrohen hapësirës ajrore polake, në të cilën ata pengohen nga avionët e NATO-s.

Polonia, shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është një ndër aleatët më të ngushtë të Ukrainës dhe shërben si qendër e rëndësishme logjistike për ndihmën ushtarake perëndimore për Kievin./REL



Read it all at Bota Sot