Man City i vendos një çmim të kripur Grealishit

- Bota Sot

Man City i vendos një çmim të kripur Grealishit

Jack Grealish pritet të largohet nga Manchester City këtë verë dhe tashmë ai ka një çmim që klubet e interesuara duhet ta paguajnë për shërbimet e tij.

Lojtari i kombëtares angleze është i lirë të largohet nga klubi pasi u la jashtë Kupës së Botës për Klube.

Sipas mediumit The Guardian, City dëshiron të mbledhë 50 milionë funte apo rreth 60 milionë euro duke shitur Grealish këtë verë.

Megjithatë, City ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare për 30-vjeçarin, me pretendentët potencialë të frikësuar nga paga e tij prej 300 mijë funtesh në javë.

Kjo është arsyeja pse një transferim në formë huazimi për Grealish mund të jetë një mundësi, edhe pse City preferon një transferim të përhershëm.

Klubet e interesuara për anglezin janë Evrton dhe Newcastle United.



Read it all at Bota Sot