Macron: Franca e gatshme të mbështesë Izraelin nga sulmet e Iranit

- Bota Sot

Macron: Franca e gatshme të mbështesë Izraelin nga sulmet e Iranit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi këtë të premte se Franca është e gatshme të marrë pjesë në operacione për mbrojtjen e Izraelit në rast se Irani ndërmerr sulme ndaj tij, duke shtuar se përfshirja do të varet nga zhvillimet në terren.

Presidenti francez theksoi se Franca i jep përparësi zgjidhjeve diplomatike, duke theksuar se nuk ka marrë pjesë dhe as mbështetur sulmet ajrore të fundit të kryera nga Izraeli.

“Ne mbështesim sigurinë e Izraelit dhe, nëse Izraeli sulmohet, Franca do të marrë pjesë në operacionet mbrojtëse të tij. Ne nuk e morëm këtë vendim së bashku me Izraelin.

I kam ofruar Izraelit gatishmërinë time për ndihmë, por në asnjë mënyrë nuk kam ndërmend të marr pjesë në ndonjë operacion ofensiv,” shtoi Macron sipas raportimeve të gazetës Le Monde.



Read it all at Bota Sot