Futbollisti i Interit bllokohet në Iran

- Bota Sot

Futbollisti i Interit bllokohet në Iran

Interi po i afrohet debutimit në Kupën e Botës për Klube.

Të mërkurën e ardhshme në mbrëmje, në orën 3:00 të mëngjesit sipas kohës italiane, skuadra e Kristian Kivu do të përballet me Monterrein në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të garës.

Ka ende shqetësime për situatën e Mehdi Taremit, i cili është bllokuar në Iran për shkak të konfliktit me Izraelin.

Siç është raportuar në numrin e sotëm të Gazzetta dello Sport, sulmuesi i zikaltërve kishte shkuar në aeroportin e Teheranit për të fluturuar për në Kaliforni, por mbyllja e hapësirës ajrore civile çoi në pezullimin e fluturimit.

Klubi po punon për të kuptuar nëse ekziston mundësia që lojtari të arrijë në Shtetet e Bashkuara dhe t’u bashkohet shokëve të ekipit.



Read it all at Bota Sot