Llapi i Podujevës ka përforcuar radhët me një sulmues.
Me një sulmues që premton një edicion më të mirë për llapjanët.
"Klubi Futbollistik Llapi zyrtarizon përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin qendror Axel Gnapi, i cili vjen nga radhët e FC Prishtina.
KF Llapi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare që do ta mbajë Gnapi-n në Podujevë deri në qershor të vitit 2027.
Me tiparet e tij, Gnapi do të forcoj edhe më tej fazën tonë sulmuese dhe pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të klubit.
Ky do të jetë kapitulli i dytë për 23-vjeçarin në futbollin kosovar, pas gjashtë muajve të kaluar te FC Prishtina. Më parë, ai ka qenë pjesë e disa klubeve franceze, përfshirë: Istres FC U19, AS Cannes, RC Grasse, AS Furiani, Racing Besançon dhe ASM Belfort.
Ky transferim u finalizua falë bashkëpunimit me kompaninë ndërmjetësuese AAG Sportstotal, të cilës i shprehim falënderimet tona për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Me transferimin e Axel Gnapi, KF Llapi vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese, të gatshme për sfidat e sezonit të ri.
Mirë se vjen Axel, të urojmë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën bardhekaltër!", njofton KF Llapi.