Shqiptari i Kosovës mund të luajë kundër Cërvena Zvezdës

- Bota Sot

Shqiptari i Kosovës mund të luajë kundër Cërvena Zvezdës

Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku,do të largohet nga Rubin Kazani.

Sulmuesi shqiptar do të ndërrojë skuadër, por jo kampionat.

Mediat ruse bëjnë me dije se lojtari 27-vjeçar është një hap larg Zenit Shën Petersburgut.

Media “Championat” ka zbuluar edhe detaje nga kontrata Dakut.

Futbollisti nga Gjilani do të përfitojë një pagë prej 2.2 milionë eurosh në sezon, ndërsa Zenitit do t’i kushtojë gjithsej 10 milionë euro ky transferim.

Daku do të kryejë testet mjekësore më 15 qershor dhe nëse gjithçka shkon mirë, më 29 qershor do të jetë zyrtarisht lojari i Zenitit të Shën Petersburgut. Si për ironi të fatit, ndeshja debutuese e sulmuesit shqiptar mund të jetë ajo kunër klubit serb, Cërvena Zvezdës, e cila do të zhvillohet pikërisht më 29 qershor.



Read it all at Bota Sot