Zgjedhja është

- Bota Sot

Zgjedhja është

Zgjedhja është tashmë e bërë; Rino Gattuso do të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane.

Afatet pritet të respektohen. Gravina dëshiron ta mbyllë gjithçka nesër (të dielën), për ta bërë zyrtarizimin të hënën. Prezantimi zyrtar pritet të bëhet brenda fundit të javës së ardhshme.

Presidenti i FIGC ka folur disa herë me Gattuson dhe tashmë mbetet vetëm formalizimi i marrëveshjes me prani fizike. Kontrata do të jetë si ajo e Spallettit (jo më shumë se 2 milionë euro në vit) dhe do të ketë si afat skadence Botërorin e ardhshëm (me shpresën që Italia të kualifikohet).

Më pas është çështja e stafit. Sipas projektit, duhet rinisur nga e vetmja Itali që ka sjellë kënaqësi në një Botëror (ajo e vitit 2006). Pra, në staf me trajnerin e ri do të jenë edhe drejtori sportiv Buffon, si dhe Bonucci, Barzagli, Zambrotta e Perrotta.

Po ashtu, ky staf do të ketë edhe përfshirjen, më shumë në aspektin drejtues sesa teknik, të Cesare Prandellit. Ish-trajneri i Italisë do të merret me sektorët e të rinjve, me fokus tek ekipet kombëtare të moshave, si dhe do të shërbejë si lidhje mes tyre dhe kombëtares së parë.

Prandelli nuk do të mbivendoset me rolin e Gattusos. Pra, nuk do të jetë epror i tij, thjesht do të kujdeset që të krijohet një vizion i unifikuar për të gjitha kombëtaret italiane.



Read it all at Bota Sot