Futbollisti i kombetares së Kosovës dhe i skuadrës bullgare CSKA Sofje Lumbardh Dellova, tregon se ka interesim për të nga disa klube por ende asgjë konkrete.
Në një intervistë në “SportON” ai tregoi se ka pasur disa kontakte por për momentin nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.
Sezonin e kaluar te CSKA Sofje pati paraqitje fantastike duke u përzgjedhur edhe në formacionin e vitit.
Po ashtu edhe me Dardanet ishte një nga lojtaret kyc prandaj një transferim në ndonjë ligë më të fortë gjatë verës mund të jetë i mundshëm.